Këtë fundjavë, në Cineplexx mund t’i shikoni nga premierat mëtë fundit botërore, deri tek filmat vendor që po vazhdojnë tëkorrin suksese.
Vikendi është kohë që më së miri kalohet duke shikuar filma, dhe ku t’i shikosh filmat më të rinjë, më mirë se në Cineplexx. Këtë vikend, në kinemanë në Prishtinë dhe Prizren mund t’ishikoni 7, respektivisht 6 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen nëorare të ndryshme nga ora 12:00 deri në ora 23:00.
Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexxjanë:
1) I Love Tropoja
Pas suksesit të jashtëzakonshëm të filmit “2 Gisht Mjaltë”, i cilimbetet filmi më i shikuar në Cineplexx, Ermal Mamaqi sjell njëkomedi të re, me titullin “I Love Tropoja” mbajti premierën këtëjavë në Cineplexx.
Filmi flet për një djalë me ambicie të mëdha për jetën, i cilishpreson që së shpejti do të vendoset në pozicionin që meritonnë kompaninë ku ai punon, por cuditërisht ndodh e kundërta. Djali e gjen veten aty ku nuk e kishte menduar kurrë, në njëqytet verior, në Tropojë, ku duket se shpresa ka vdekur bashkëme botën në mendjen e tij.
2) Birds of Prey
Pas ndarjes nga Joker, Harley Quinn bashkohet me superheroinat Black Canary, Huntress dhe Renee Montoya për tëshpëtuar një vajzë të re nga një kriminel i ligë. Filmi vjen me aktoren Margot Robbie, e cila rikthehet në rolin e famshëm tëHarley Quinn, ndërsa në role tjera vijnë aktoret Rosie Perez, Mary Elisabeth Winstead, etj
3) Bad Boys for Life
Dyshja e njohur Will Smith dhe Martin Lawrence u rikthyen sëbashku me filmin Bad Boys 3.
Filmi flet për Marcus Burnett, i cili tani është një detektivpolicie, dhe Mike Lowery, i cili është në krizë të jetës së tij, duke mos gjetur përmbushje në asgjë, të cilët bashkohen sërishkur një mercenar shqiptar, vëllau i te cilit ata vranë, u premtonatyre nje bonus të rëndësishëm.
Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqen edhefilmat familjarë, Playing with Fire dhe Dolittle, që vazhdojnë tëjenë përzgjedhjet kryesore të audiencave më të reja.
Në transmetim poashtu vazhdojnë të jenë filmat Jumanji 2, filmi horror The Turning, The Gentlemen, ndërsa në kinemanë nëPrishtinë, vazhdon ende të shfaqet komedia shqiptare Pranverë e Paharruar në Fshatin e Harruar.
Kinemaja në fundjavë nis punën nga ora 12:00, ndërsa për tëgjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeninë linkun këtu.