Këshilli i banorëve të Rahovecit ka publikuar një komunikatë ku ka kërkuar distancimin e Qeverisë nga versioni i saj për autostradën e Dukagjinit.
Komunikata e plotë:
12 Prill 2019
Komunikat për Media nga Këshilli për Autostraden Dukagjini- Rahovec
Pas mbështejes së partive politke Lidhjes Demokratike të Kosovës-LDK dhe Levizjes Vetvendosje-LVV incatives per petecion te organizuar nga banorët e Rahovecit, sot kemi marë mbeshtetje te fuqishme edhe nga Partia Demokratike e Kosoves-PDK.
Këshilli për Autostraden Rahovec sot takuan kryekuvendarin e Kosovës dhe njëherësh krytarin e Partis Demokratike te Kosovës z.Kadri Veselin per ti shprehur shqetësimet e banorëve të kësaj ane për variantin e dëmshëm që është propozuar të trases Autostradës Dukagjini per pjesën e Anadrinis.
Këshilli I banorëve të Rahovecit kan sqaruar Krytarit Veseli, se banorët e kësaj ane nuk janë duke lobuar që kjo rrugë të ket qasje vëtëm për Komunën e Rahovecit ashtu sic Ministria e Infrastruktures deklaron. Ky petecion është në të mire të shum zonave të vështira te Komues te Gjakoves, Rahovecit dhe Prizrenit.
Pjesët e thella të Komunës së Rahovecit me variantin që kërkojn banorët e kësaj komune është më I favorshem ëdhë për pjesën e Hasit duke mundësuar që kjo pjës të ket dy kyqje ne autostrade dhe dy ura lidhësë që ndan Drini I Bardhë. Prandaj edhe Krytari komunës se Prizrenit z.Haskuka është duke përkrahur petecionit e banorëve të Rahovecit. Njëashtu edhe Komuna e Mamushes mund të jet përfituese e këtij varianti.
Me kët variant pos që preken shumica e zonave të thella të tre komunave Gjakovës , Rahovecit dhe Prizreni, ndalojn shkatërrimin e Lumit Drin I Bardhë, që është pasuria më e qmuar e Rrafshit te Dukagjinit, poashtu ky variant është më I lire duke kursyer buxhetin e Kosoves për 60 milion euro, pra nuk ka arsye që ky variant te refuzohet nga ndokush.
Krytari Kuvendit shprehu haptas dhe përkrahjen për inciativën e banorëve të Rahovecit dhe mbështeti petëcionin e mbledhur duke kërkuar që ta sjellin ne kuvend që të ket ëdhë përkrahjen e deputetëve.
Presim që Ministrat te distancohen nga vendimi i marrë prej Komitetit ndërministror për Autostradën dhe të kërkojne anulimin e tij.