KB Rahoveci po konsolidohet fuqishëm për sezonin e ri

KB Rahoveci në mesin e shumë vështirësive ka filluar konsolidimin.

Klubi i basketbollit pritet të nisë stërvitjet shumë shpejt dhe tashmë ka filluar të bëhet përzgjedhja e lojtarëve.

KB Rahoveci edhe këtë sezon ndeshjet si vendas do t’i zhvillojë në Kosovë pasi matrapazët e politikës ende s’e kanë përfunduar palestrën.

Klubi po ashtu këtë vit nuk do të sponsorohet nga Stone Castle, dhe do të financohet me mjete vetanake nga kryesia e klubit dhe qytetarë të Rahovecit.

Luten të interesuarit që të kontribuojnë për klubin.  /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.