KB Rahoveci nuk ka treguar mëshirë ndaj Fushë Kosovës, ekip të cilin e mposhti në Suharekë me rezultat 122-76.
Sfida e planifikuar që të zhvillohej të shtunën, ku shty për të martën për shkak të mos gatishmërisë së palestrës në Suharekë.
Dhe, kur të gjitha përgatitjet u bënë, palestra e Suharekës priti ndeshjen, e cila ishte spektakolare nga KB Rahoveci, me shumë aksione të bukura e natyrisht fitore të pakontestuar nga minuti i parë i takimit.
Fushë Kosova ishte e pafuqishme që të rivalizojë, teksa djemt tanë shënoni vazhdimisht pikë.
Në fund, epërsia ishte e thellë prej 46 pikësh, çka e thellon koshidferencën pozitive në tabelë për klubin tonë.
KB Rahoveci vazhdon të mbajë vendin e parë në tabelën e Ligës së Parë me 19 fitore dhe asnjë humbje. /Rahoveci24/