KB Rahoveci po vazhdon me stërvitjet intensive.
Lojtarët marrin pjesë në stërvitje në baza të rregullta dhe intensiteti i stërvitjeve po shtohet.
Trajneri Valentin Spaqi po punon në të gjitha aspektet, mëson Rahoveci24.
Jo vetëm aspekti teknik dhe fizik është i rëndësishëm për të – ai dëshiron që lojtarë të jenë psikologjikisht në mënyrën më të përgatitur, duke e ditur se janë pa asnjë humbje dhe se duhet mbajtur me sukses menatliteti fitue në Ligën e Parë.
Pas dy javësh vjen dueli me Dritën në Gjilan, atje ku është paralajmëruar pritje e zjarrtë për skuadrën tonë, pasi që Drita është i vetmi ekip që pak mund t’i bëjë ballë KB Rahovecit edhe pse në fillim të stinorit u mposht në Suharekë pa ndonjë problem. /Rahoveci24/