KB Rahoveci me komunikatë zyrtare ma konfirmuar qëndrimin e teknikut Marjan Ilievski si kryesues i shtabit të ekipit.
Disa faqe fantome në Facebook me qëllim të keq të disa faktorëve destruktiv ndikusn në lansimin e lajmit se kinse trajneri Marjan Ilievski u largua.
Ishte faqja Superliga e Kosovës në Basketboll (jo zyrtare) ajo që publikoi lajmin shpifës.
Nuk vonoi reagimi i KB Rahovecit që duke parë presionin e madh qytetar dhe kërkesën e publikut që maqedonasi të qëndrojë – lansoi komunikatë.
Në komunikatën e klubit konfirmohet projekti me në krye Marjan Ilievskin, por jo vetëm, në komunikatë sulmohet në formë tinëzare portali Rahoveci24 për informimin e drejt të qytetarëve.
Rahoveci24 dëshiron t’ia kujtojë bordit të KB Rahovecit se klubi nuk janë ata por i gjithë qyteti dhe klubi nuk është pronë e askujt, andaj e kanë obligim që të punojnë për qytetin dhe të informojnë publikun për punën në OJQ KB Rahoveci që ka një histori të kahmotshme të ekzistimit.
I bëjmë thirrje njerëzve që udhëheqin klubin të krijojnë ambient te ko-ekzistimit, sepse vetëm bashkë mund të shkojmë përpara dhe falënderojmë bordin që dëgjoi qytetarët.
Komunikata e KB Rahovecit:
Mbështetje e plotë nga bordi për trajnerin Ilievski
Bordi i KB Rahovecit demanton çdo lajm të raportuar për largimin e Marian Ilievskit nga skuadra pas eliminimit nga Osa Termosistem Kupa e Kosovës.
Trajneri Ilievski qysh nga dita e parë e ka pasur mështetjen e plotë të klubit, derisa me këtë reagim e rikonfirmojmë besimin në projektin tonë me trajnerin.
KB Rahoveci është klub profesionist, po ashtu edhe Ilievski dhe çdo informatë e plasuar në portale e rrjete sociale që thirren me siguri të plotë ne burime dhe flasin në emër të KB Rahovecit, janë të prirura të dështojnë dhe kanë për qellim destabilizimin e një projekti që ka themele të forta, prandaj ju ftojmë që tii injoroni ato.
Ne e kuptojmë frustrimin e secilit me humbjen dhe eliminim, i kuptojmë edhe pritshmëritë, prandaj po punojmë pa ndalur që të arrihen këto qëllime, për çka u jemi falenderues atyre mijëra shikuesve që çdo herë e mbushin palestrën.
KB Rahoveci sot është shembull, madje edhe arsyeja pse disa klube ende ekzistojnë, prandaj ftojmë te gjithë që të largohen dhe injorojnë çdo tendencë që prek bërthamën e këtij projekti të shëndosh.
Ne si klub i treguam edhe një herë jo vetëm Kosovës, por edhe më gjerë, se si organizohen ngjarjet e mëdha, prandaj si organizator të FINAL 8 jemi të fokusuar që të mbyllim edhe ditën e fundit si i ka hije.
Nuk ka përfunduar ende asgjë, skuadra jonë është pjesë e tri kompeticioneve dhe ka gjasa për suksese të reja dhe ju garantojmë se për ne nuk ka rrugë tjetër.
/ BORDI I KB RAHOVECI/
#KBRahoveci 🔵⚪️ #Vreshtarët 🍇