Javë e gjatë basketbollistike e pret qytetin tonë duke filluar nga kjo e shtunë.
KB Rahoveci të shtunën fillon maratonën e ndeshjeve, ku i shkon Vëllaznimit në duelin që zhvillohet nga ora 16:00 në qytetin e Gjakovës.
Më pas maratona vazhdon të martën me super duelin, që është më i rëndësishemi në historinë e sportit të Rahovecit, ndaj KB Trepçës. Një fitore do ta kualifikonte Rahovecin në gjysmëfinale të Kupës apo në Final Four, e për këtë klubi ka inicuar edhe moton zyrtare #BashkeNeFinalFour bashkë me një organizim madhështor që pritet të bëhet për atë ditë. Ky duel zhvillohet të martën nga ora 19:00 në palestrën “13 qershori në Suharekë.
Të premtën më 3 shkurt Rahoveci sërish në Suharekë pret Pristhinën, në ndeshjen e mbetur nga pjesa e parë e kampionatit, çka do të thotë se kampioni i Kosovës do të vijë me lojtarët e vjetër nga pjesa e parë e sezonit dhe nuk ka të drejt shfrytëzimin e përforcimeve, kurse lojtarët e huaj që ishin në pjesë të parë janë larguar, kështu që pritet që vetëm Drilon Hajrizi me disa të rinj të paraqiten ndaj Rahovecit, e çka bën që Rahoveci të mendojë për fitore në këtë duel.
Të shtunën ose të dieln menjëherë KB Rahoveci sërish shkon në Suharekë, por si mysafir i Yllit në një ndeshje që cilësohet derbi regjional i Superligës ku pa dyshim se dyja skuadrat duan fitore. Ndeshja e kaluar ishte po ashtu dramatike.
Pra, na pret një javë e gjatë plot basketboll në Rahovec.