Skuadra e Rahovecit ka regjistruar edhe fitoren e 19 në Ligë të Parë.
Seria e pamposhtshmërisë së Rahovecit në Ligë të Parë të basketbollit ka vazhduar edhe sot, në xhiron e parafundit të stinorit të rregullt.
Ekipi i drejtuar nga Valentin Spaqi ka shënuar fitore ndaj AS Kastriotit në Obiliq sot me mbi 30 pikë epërsi, duke i mposhtur ata 71-106.
Kjo ka qenë fitorja e 19 me radhë për Rahovecin këtë stinor, që ka edhe një xhiro të mbetur për ta zhvilluar për të regjistruar rekordin perfekt në stinorin e rregullt në Ligë të Parë.
Në anën tjetër, AS Kastrioti pas kësaj ndeshjeje ka bilanc, 13-6. /Borozani/Rahoveci24/