KB Rahoveci humbë miqësoren testuese ndaj Bashkimit për një pikë, mund ta mposhtë cilin do ekip

KB Rahoveci ka treguar se është në gjendje të mposhtë cilin do ekip dhe të luftojë për titull pasi në Prizren i ka dhënë leksione KB Bashkimit.

Përkundër rezultatit 87-86, ekipi ishte fantastik gjatë gjithë takimit dhe me një epërsi të ndjeshme, në 10 minutat e fundit trajneri Bujar Loci vendosi të luante me të gjithë lojtarët e rinj të akademisë.

Kjo ndikoi që ekipi të humbasë, mirëpo anash rezultatit, tri çerekët e parë kur luajtën ekipi i parë, shkëlqyen të gjithë lojtarët duke u shfaqur mjaft të komponuar.

Rahoveci e ka edhe një miqësore në fundjavë ndaj KB Kalajës para ndeshjes çerekfinale të Kupës në Suharekë më 28 shkurt. Nëse mpsohtet Kerasani atëherë në gjysmëfinale të Kupës po në Suharekë Rahoveci ka përballë Bashkimin që mund ta mposhtë dhe ta kërkojë hsitorinë në finale të Kupës ku sipas të gjitha gjasave do të shkojë Prishtina.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.