Kalendari i tmerrit: 9 janar me Bultex, 13 janar me Prishtinën – dyja në shtëpi

KB Rahoveci do ta fillojë vitin 2020 me një kalendar që lirisht mund të thuhet se është kalendar i tmerrit.

Gjate muajit janar djemt e Ilievskit do të kenë 6 ndeshje në shtëpi.

Dy ndeshjet e para janë ndaj dy ekipeve lidere në Ballkan Ligë dhe Superligë.

Më 9 janar ekipi luan ndaj Academic Bultex liderit të Ballkan Ligës ku vetëm fitorja vë ekipin në pozitë të përshtatshme për të vazhduar garën.

Kalendari i tmerrit vazhdon më 13 janar sërish ndaj liderit të Superligës, Sigal Prishtinës, ekip që Rahoveci e mposhti dy herë këtë edicion.

Lajmi i mirë është se këto dy ndeshje zhvillohen në Mizahir Isma, arenën e pathyeshme ku publiku duhet të jetë lojtari i gjashtë në parket.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.