June: Erdha për Playoff, tash dua ta fitoj playoffin dhe titullin

Amerikani i KB Rahovecit, Junious Prowell, u shpreh tejet entuziast para derbit ndaj KB Yllit.

Një nga basketbollistët atraktiv të klubit ka bërë të ditur se ai në Kosovë ka ardhë për të hyrë në playoff historik me KB Rahovecin.

Ndryshe, Prowell thotë se një fitore është e domosdoshme ndaj Yllit për të arritur synimet e mëdha.

“Nuk jam ende i kënaqur me pozitën ku jemi, pasi që ne mund të jemi shumë më lart në tabelë, por duhet ta pranojmë edhe këtë pozicion pas asaj humbje të papranueshme ndaj Kerasanit. Tash, do të kemi vetëm ngritje”.

“Ndjej se ndeshja ndaj Boreas ishte një përgaittje e mirë për ndeshjen ndaj Yllit, për shkak të faktit se Ylli do të luaj 2-3 Zone ndaj nesh dhe Borea luajti njëjtë kështu që kemi qenë në gjendje të përmirësojmë aksionet tona ndaj mbrojtjeve zonale”.

“Ylli është ekip i vështirë që luan fort, por besoj se Rahoveci është edhe mëi fortë dhe ka aftësinë të luaj më fortë nëse hymë në neshje të përgatitur për të luajtur me lojë ekipore. Besoj te trajneri dhe stafi i tij dhe me energjinë tonë si ekip, mund të shënojmë fitore bindëse”.

“Si sportist kërkues unë pres asgjë tjetër pos më të mirën. Kur së pari erdhëm këtu synimi ishte që të arrijmë playoffin dhe çdo gjë tjetër është e papranueshme, por duke parë potencialin e këtij ekipi tash synimi im është që TA FITOJ PLAYOFFIN DHE TITULLIN sepse gjithmonë do të besoj në vete dhe në ekipin tim. Siç e thashë me drejtim të mirë nga trajneri dhe nga bashkëlojtarët mund t’i sjellim titullin këtij qyteti dhe unë dua të jem pjesë e një suksesi të tillë historik”, deklaroi June.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.