Trajneri i KB Rahovecit, Jeton Nixha, ishte befasuar nga publiku i jashtëzakonshëm dhe pritja e madhe që ju bë ekipit në një tentim për të shtyrë klubi ndrejt një befasie të madhe, inkuadrimit historik në FinalFour.
Edhe pse duke humbur me 15 pikë epërsi në 3 minutat e fundit të ndeshjes, kur praktikisht gjithçka ishte përfunduar, tifozët “Vreshtarët” nuk u ndalën duke përkrahur ekipin dhe kjo emocionoi trajnerin, Jeton Nixha, i cili për dy minuta u kthye kah publiku dhe duartrokiti ata për gjithçka që bënë në këtë ndeshje.
Rahoveci e humbi ndeshjen me rezultat 76-60 nga Trepça në një spektakël të madh basketbollistik që e organizoi Rahoveci, edhe pse pa palestër.
Tifozët Vreshtarët dhanë shembullin e një tifozerie moderne evropiane, duke mos u ndalur në asnjë moment në përkahje të ekipit edhe në momentet më të vështira, duke u bërë kështu ajka e mbrëmjes.
Trajneri Nixha duhet të shfrytëzojë pikërisht momentumin e mirë të përkrahjes së tifozëve dhe Rahovecit, për t’u përgatitur për ndeshjen e të premtës ndaj Prishtinës, dhe ndeshjen e të dielës ndaj Yllit. /Rahoveci24/