Iniciativa e Mimozës dhe Ilir Dedës së shpejti në Rahovec, me njerëz jokredibil politik

Iniciativa e Mimozës dhe Ilir Dedës po kërkon njerëz adekuat në komunën e Rahovecit për të filluar nismën qytetare.

Iniciativa e cila ka marrë përkrahjen e një mase të madhe të qytetarëve në Gjakovë dhe në vise tjera për shkak të Mimoza Kusarit dhe Ilir Dedës, po kërkon të shtrihet edhe në vende të tjera.

Sipas informacioneve që posedon Rahoveci24, njerëz të involvuar politikisht në të kaluarën që flirtuan me disa parti e që tash luajnë rolin e shoqërisë civile, kanë shprehur dëshirën dhe kanë filluar kontaktet për të themeluar degën e iniciativës së Mimozës dhe Ilirt, e cila ende nuk ka emër.

Njerëzit në fjalë janë kundërshtarë të përbetuar të koalicionit aktual qeverisës, edhe pse në të kaluarën nuk kanë hezituar që të flirtojnë me ta rreth projekteve të ndryshme dhe rreth fushatës.

Mbetet të shihet se si do të konsolidohet iniciativa e Mimozës dhe Ilirit në Rahovec, por vështirë se mund të arrijë ndonjë impakt me njerëz jo kredibil dhe të konsumuar politikisht, të cilët kanë flirtuar me partitë aktuale në pushtet.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.