Meriton Korenica po tregon se po përjeton formë jetësore.
Ai shënoi dy gola tjerë ndaj Lirisë në fitoren 3:0 të Prishtinës sot.
Korenica kështu arrin 6 gola në 3 ndeshjet e fundit.
Ai tani ka 10 gola në Superligë dhe gjendet në vendin e dytë të top golashënuesve, vetëm dy gola prapa Kastriot Rexhës së Feronikelit.
Si rrallë here Plisat brohoritën emrin e tij duke falënderuar rahovecianin për golat.
Toni kështu po tregon se është lojtari më i mirë në Kosovë.