Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti ka thënë se nominimi i tij ka qenë befasi e këndshme për elektoratin e LDK-së.
“Ndjehem shumë i nderuar me pritjen e jashtëzakonshme që po më bëhet mbarë Kosovës”, ka thënë Hoti, njofton Klan Kosova.“Brezi i Republikës – siç ka thënë Rugova është rreshtuar kah kandidimi im”, ka shtuar ai.
E nominimi i tij nga LDK-ja, sipas Hoti është vendim i madh i partisë.
Më tej ka thënë se është i nderuar që i prinë një liste sikur ajo e koalicionit LDK-AKR-Alternativa.“Është nder të jesh në listën e LDK-së, me 30 doktorë shkencash dhe 46 magjistra”.“Është oferta më e mirë për qytetarët e Kosovës”, ka pohuar Hoti.