Kryetari i LDK-së në Rahovec, ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka garantuar përfundimin e palestrës në Rahovec.
Hoti aludon në postimin e fundit në Facebook se fyerjet dhe sjelljet e qytetarëve me kritika ndaj tij dhe Kujtim Shalës (ministër i kulturës) janë të padrejta nga se ka shum vite dhe shumë qeveri që ky projekt s’ka përfunduar.
Ai kërkon që të mirënjihet dhe respektohet impenjimi i tij për këtë kauzë, teka la “në nderin e tyre” fyerjet që i janë drejtuar.