Pasi Rahoveci24 publikoi ankesën e qytetarëve të Polluzhës e Qifllakut, i shpejt ka qenë reagimi i drejtorit, Hasan Përboqi.
Drejtori në fjalë ka reaguar shpejt duke mohuar se gjendja e fshatrave është e keqe.
Përshëndetje desha me bo një reagim në emër të drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim lidhur me lajmin qe e keni publiku ju me gjendjen e fshatrave pas rreshjeve të fundit të shiut dhe shkrirjes së shpejtë të borës, këta foto që ju kanë dërgu juve nuk paraqesin gjendjen reale që është momentalisht në fshatrat e Çifllakut dhe Polluzhës me kohë kemi reagu dhe momentalisht jemi në terren, mundë të ketë përmbytje nëpër një pjesë të fushave po jo në atë masë sa keni marrë ju informata, edhe prej fotos vërehet qartë se kto foto janë të bome para disa dite (vërehet bora anash fotos, kurse realiteti është që në këto fshatra bora u shkri para 2 dite) , intervenimi është bërë me kohë edhe çdo gjë është stabilizu.
Me Respekt Hasan Përboqi- Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.