Hardh Fest 2016 po merr përmasa ndërkombëtare dhe kjo është evidente tashmë.
Web faqja franceze me mbi 1 milion adresa dhe 200 mijë vlerësime nfa turistë nga mbarë bota, PetitFute.com e ka futur HardhFestin në kuadër të axhendës turistike botërore.
HardhFesti përshkruhet si një festival me tipare tradicionale sakaq edhe moderne, me specifika të veçanta për ambientin unik piktoresk, programin artistik etj.
Kjo njëkohësisht është reklamë e madhe për Rahovecin dhe mbarë turizmin e Kosovës.