Hapet ankandi i pikturave i fondit humanitar “Ismajl Haxhijaha” nga HardhFest (Foto)

Është hapur edhe zyrtarisht ankandi i pikturave të realizuara në HardhFest, ankand ky që realizohet në kuadër të fondit humanitar “Ismajl Haxhijaha”.

Ditë më parë organizata joqeveritare, HardhFest, konfirmoi krijimin e fondit humanitar, “Ismajl Haxhijaha”, në nderë të një prej themeluesve të festivalit.

640x74

Të gjitha pikturat e realizuara nga artistët në koloninë e artistëve “Art Studio” gjatë HardhFest 2017, tash mund të blihen në ankandin e hapur dhe të gjitha mjetet do të shkojnë në kuadër të fondit humanitar “Ismajl Haxhijaha”.

Të gjitha mjetet nga ky fond i dedikohen familjes së të ndjerit, i cili ndërroi jetë dy ditë pas HardhFest 2017, një tjetër edicion ku ai kontribuoi për festivalin.

Haxhijaha ishte një nga kontribuuesit e mëdhenj të Rahovecit në kulturë, sport dhe në rini, duke qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të këtyre sferave në Rahovec.

Ai njihet si një nga ideatorët për rikonceptimin e festivalit të rrushit, që tash vjen i ribrenduar dhe që e ka bërë Rahovecin qendër turistike botërore. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.