Sulmuesi i KF Rahovecit, Hamid Mullabazi, ka thënë për Rahoveci24 se ai do të japë gjithçka që në stadiumin i cili mban emrin e babait të tij dëshmor, legjendarit Micit, të ndihmojë skuadrën për të mposhtur Vllazninë.
KF Rahoveci ka ndryshuar trajner pas një serie rezultatesh negative.
Ndeshja e parë e Xhevat Mullaavdës vjen pikërisht ndaj ekipit në maje të tabelës, Vllaznisë së Pozhoranit, por Hamidi nuk dihet i frikësuar, ai ka thënë se ekipi do të bëjë gjithçka për fitore.
“Ekipi vetëm ka vazhduar punën e mirë dhe pozitive me trajnerin e ri. Ne do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar ekipin të fitojë”
“Dy ndeshjet e radhës sidomos ajo sot është e vështirë, por duhet të marrim pikët e plota. Trajnerit i dëshiroj suksese, kurse vet do të bëj maksimumin”, potencoi Mullabazi.