Kandidatët për kryetarë të komunës së Rahovecit, Smajl Latifi (AAK) dhe Idriz Vehapi (PDK), kanë uruar fundin e muajit muharrem.
Një urim për fundin e muajit muharrem nuk qëndron dhe nuk është i saktë.
Në fakt, 10 ditët e para të muajit muharrem respektivisht 12 ditët për tarikatin Halveti në Rahovec, janë ditë të zisë për luftën e Qerbelasë dhe rënien e Hz. Imam Hussein.
Me përfundimin e 10 ditëshit në ditën e Ashuresë, përfundon edhe 10 ditëshi i zisë së muajit muharrem dhe nuk përfundon muaji muharrem.
Megjithatë, dallimi për liderët e partive politike në Rahovec nuk është i madh. Ata kanë uruar fundin e muajit muharrem edhe pse kanë kaluar vetëm 12 ditë në kalendarin islamik.
Kjo përbën një tjetër mungesë të vëmendjes nga liderët politikë në komunën e Rahovecit, të cilët kur kanë dashur të urojnë fundin e këtyre 10 ditëve, e bënë në mënyrë të gabuar, duke uruar fundin e muajit muharrem i cili ka 30, jo 12 ditë në kalendarin hanor. /Rahoveci24/