KB Rahoveci e ka mposhtur KB Dritën midis Gjilanit, duke mbajtur vendin e parë dhe duke vazhduar kryesimin e vendit të parë në Ligën e parë dhe duke ia treguar vendin gjilanasve pas fyerjeve dhe kërcënimeve. Ndeshja përfundoi me rezultat 62-77.
KB Rahoveci e filloi mrekullueshëm takimin me seri 17-3 e cila e shokoi gjithë palestrën ku ishin mbledhe tifozë ultras të KB Dritës.
Por, në fund të pjesës së parë epërsia e KB Rahovecit u ngushtua në vetëm 7 pikë.
Por, kjo nuk ishte problem sepse Valentin Spaqi drejtoi djemt me qetësi drejt një epërsie prej 20 pikëve në fillim të çerekut të katërt.
Deri në fund djemt tanë mbajtën epërsinë si luana dhe nuk lejuan befasi. Shkëlqyen Mustafë Merovci, Driton Bajrami, teksa ndihmoi fenomenal me treshe Albatrit Berisha.
KB Rahoveci kështu tregon shpirtin e luanëve duke mposhtur provokimet dhe kërcënimet nga Gjilani. Jemi krenarë, jemi të pamposhtur. /Rahoveci24/