Hardh Fest 2016 ka konfirmuar Line Upin komplet për performancat në skenën kryesore të konakut në Rahovec.
Konaku është lokacioni fenomenal ku do të ngritet skena kryesore e festivalit në mesin e shumë aktiviteteve tri ditore.
Më 2 shtator sipas programit të konfirmuar performon Elita 5, me performanca tjera nga DJ lokal dhe ndërkombëtar që do t’i prijnë kësaj performance.
Më 3 shtator pos Trojës, do të performojë edhe top deejay vendor Gamblemania, përkrahur nga performanca tjera befasuese siç është ajo e grupit Loud n’Proud nga Suedia që promovojnë albumin.
Këtë vit priten qindra mijëra vizitor me sukses edhe me të madh e të paprecedent pikërisht në edicionin e 15-të të festivalit të rrushit, edicion ky jubilar që vjen si Hardh Fest, një festival unik që ka marrë vëmendjen e mediave vendore dhe ndërkombëtare duke qenë në agjendë të shumë guidave turistike. /Telegrafi/