Kryetari i komunës Smajl Latifi ka marrë urdhër nga kryeministri që të ndërpritet greva pas rritjes së pagës 50 euro.
Mësimi nuk është zhvilluar as sot me mësuesit që s’pranuan kërkesën e kryeministrit.
Latifi me urdhër të kryeministrit është mobilizuar për ndërprerjen e grevës.
Burime të Rahoveci24 konfirmojnë se Latifi ka ftuar drejtorët e shkollave në mbledhje nga ora 14:30.
“Kryetari Latifi ka kërcënuar drejtorët, ai po i bën presion që të obligojnë mësuesit të ndalin grevën”, ka thënë një burim i portalit.
Aktualisht komunat ku ka fituar AAK kanë paralajmëruar ndërprerjen e grevës, ndryshe nga komunat tjera.
Kryeministri insiston në ndërprerjen e grevës urgjentisht por SBASHK kërkon plotësimin e të gjitha kërkesave.