Për të tretën herë është anuluar tenderi për palestrën.
Rahoveci24 ka mësuar nga burime të sigurta brenda qeverisë së Kosovës se është anuluar tenderi për fazën e 3 të palestrës.
Ministria e Sportit ka anuluar tenderin e palestrës për shkaqe ende të panjohura.
Tash palestra sigurt nuk do të përfundohet për sezonin e ardhshëm, por ekziston një mundësi e vetme të cilën e ka në dorë kryeministri Ramush Haradinaj.
Nëse Haradinaj jep nënshkrikin e tij ministrisë së sportit për të nisur negociatat dhe për të përfunduar palestrën, atëherë projekti mund të përfundojë ndërsa punëkryesi ti marrë mjetet në disa pjesë në vitet e ardhshme.
Nëse Haradinaj shfrytëzon këtë opsion, atëherë palestra mund të jetë gati në shtator.
Ende nuk dihet çka do të ndodhë, por do të ishte mëkat që sezonin e ardhshëm Rahoveci të mos e ketë palestrën.
KB Rahoveci garon në Superligën e basketbollit dhe pa palestër e me buxhet minimal është ne top katërshe dhe shumë afër playoffit të parë në histori të klubit. /Rahoveci24/