Eko-regjioni fillon edhe larjen e rrugëve (Foto)

Kompania për mirëmbajtjen e ambientit në komunën e Rahovecit, Eko-regjioni, ka filluar edhe larjen e rrugëve.

Ky informacion konfirmohet nga zyrtarë të kësaj kompanie, të cilët kanë konfirmuar se përgjatë ditëve dhe muajt në vijim në orët e vona të natës do të pastrohen rrugët në mënyrë të detajuar.

Pastrimi i rrugëve bëhet edhe me largimin e mbeturinave gjatë ditës edhe në trotuare.

Mbrëmë në fillimin e pastrimit të rrugëve ishte edhe drejtori i kompanisë, Gani Raba, i cili qëndroi bashkë më puntorët tjerë dhe ka larë rrugët e qytetit.

Kompania Eko-regjioni është prej kompanive më efikase dhe për këtë arsye Rahoveci jo rrallë herë është përmendur si qyteti më i pastër në Kosovë. /Rahoveci24/
pastrimi 1

pastrimi

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.