Eko Regjioni duke punuar intensivisht me komunën e Rahovecit për pastrimin e rrugëve

KRM Ekoregjioni Rahovec njofton qytetarët e komunës së Rahovecit se që nga mëngjesi i ditës së sotme është duke bërë shpërndarjen e krypës sipas situacionit për rrugët primare dhe sekondare.

Trashësia e bores është nën nivelet ku mund te bëhet pastrimi i saj. Ekipet kujdestare për momentin janë në terren duke intervenuar në vende ku ka me shumë ngecje ndërsa nga ora 2 e mengjesit do te vazhdon aksioni i shpërndarjes së krypës, njoftojnë zyrtarët nga Ekoregjioni për RahovecPost.

Lusim të gjithë qytetarët e komunës së Rahovecit që të kenë kujdes për arsye se në temperaturat shumë të uleta krypa e humb efektin e saj. Gjithashtu RahovecPost mëson nga kompania se ata janë në vazhdimsi në kontakt me kryetarin e komunës dhe drejtorin e shërbimeve publike.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.