Mesfushori i KF Rahovecit, Egzon Shtavica, është shprehur optimist para duelit të vitit ndaj Ballkanit që zhvillohet të shtunën.
I rikthyeri në përbërjen e ekipit të parë pas përfundimti të dënimit nga ndeshja skandaloze ndaj Flamurtarit ka bërë punë të mirë në stërvitje së fundmi dhe Fadil Vuçitërna pritet ta vlerësojë për një aktivizim të mundshëm në këtë takim.
“Kemi bërë punë të mirë me trajnerin, e falënderoj për besimin që më ka dhënë pasi ishite e vështirë. Jam shumë i motivuar para ndeshjes së nesërme”.
“Mungesë e madhe do të jetë ajo e Hamidit, por i dëshiroj shërim të shpejtë. Ne kemi kualitet të madh dhe besoj se do të arrijmë rezultat pozitiv”.
“Trajneri ka kërkuar maksimumin nga ne dhe ne do të bëjmë këtë. Shpresoj në një aktivizim, por ky është vendim i trajnerit. Shpresoj të fitojmë për qytetin dhe tifozët, të cilët i bëj thirrje për maturi”, tha Shtavica për Rahoveci24.
Shtavica konsiderohet një nga talentët më të mëdhenj të KF Rahovecit.