Edon Cana takon Haradinajn pas lirimit nga paraburgimi

Lideri i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas lirimit nga arresti në Colman të Francës ka dalë të pijë kafe me miq dhe zyrtarë shtetëror të Kosovës.

Haradinaj është parë duke pirë kafe me konsullin e Kosovës në Francë, Edon Cana, transmeton Telegrafi.

640x74

Ka qenë vetë konsulli Edon Cana që ka postuar një fotografi duke pirë kafe me Haradinajn, menjëherë pas vendimit të fundit të Gjykatës në Colmar të Francës, e cila ka vendosur që Haradinaj të lihet i lirë.

“Me z. Haradinaj ne liri aty ku vendin e ka”, ka shkruar konsulli Cana, në postimin e tij në Facebook. /Telegrafi/

IMG_6871

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.