Edhe kryetari Vehapi kundër largimit të Valentin Spaqit nga KB Rahoveci? (Foto)

Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, nuk ka mundur të qëndrojë indiferent ndaj valës së spekulimeve dhe tensioneve rreth klubit të KB Rahovecit.

Klubi që shënoi hsitorinë në fund të sezonit me Valentin Spaqin, vendosi që të detyrojë atë të largohet duke mos ofruar një kontratë të re me terme të përmirësuara, gjë që ka bërë që marrëdhënia të shkëputet.

Tifozët publikisht kanë reaguar duke kërkuar kthimin e Spaqit në një ultimatum që ka të bëjë me bojkotim në ndeshjet e mëdha dhe të vështira të sezonit të ardhshëm, e ku ndeshjet zhvillohen në Suharekë, me tifozët që me shpenzime vetanake shkuan masovikisht për të përcjellë ekipin, por që këtë duket se nuk do ta bëjnë më.

Nga ana tjetër ka ekzistuar edhe reagim i qytetarëve të cilët janë brengosur për gjendjen në klub, teksa edhe personalitete të ndryshme shprehën shqetësimin e tyre se pse Spaqi u largua pas suksesit historik.

I fundit që i ka kontribouar situatës kundërshtuese për largimin e Spaqit është edhe kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi.

Ai i ka bërë “like” postimet dhe komentet e Valentin Spaqit dhe të lojtarëve të cilët përshëndetën trajnerin, çka është një indikacion shumë i madh se Vehapi nuk pajtohet me këtë lëvizje të klubit.

Rahoveci24 merr vesh se kryetari e ka ndërmend të interesohet për këtë punë, por deri atëherë klubi vetëm se do të emërojë trajnerin e ri sepse po nxitohen që kjo të ndodh sa më shpejt.

Komuna e Rahovecit është një prej financuesve të klubit dhe natyrisht se do të duhej kërkuar përgjegjësi për situatën e krijuar. /Rahoveci24/

driza 1

driza 2

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.