E turpshme – Trajneri Nixha nuk e ftoi fare Berat Mullabazin në hapje të stinorit pranveror

Trajneri i KB Rahovecit, Jeton Nixha, edhe një herë ka treguar me veprime konkrete se atij nuk i intereson fare për të ardhmen e skuadrës së KB Rahovecit. Tekniku gjakovar KA LËNË NË SHTËPI duke mos ftuar fare një prej lojtarëve më të mirë rahoveciane, Berat Mullabazin.

KB Rahoveci e zhvilloi ndeshjen e parë të stinorit pranveror në palestrën “13 qershori” në Therandë, të cilën e fitoi pa problem, duke dominuar takimin me intervale të epërsisë 15-20 pikë.

Megjithatë, hije të keqe kësaj sfide për plot me tifozë e atmosferë në Suharkeë, i ka dhëne vet trajneri Jeton Nixha.

Ai në mënyrë spektakolare sa edhe skandaloze nuk ka ftuar Berat Mullabazin për këtë takim, një nga lojtarët rahovecianë të ekipit.

Në vend të tij, Nixha preferoi t’i japë plot 25 minuta lojë të riut prizrenas, Valon Bunjaku, i cili nuk tregoi rendiment efikas për këtë periudhë loje, ndonëse aty është për të përmbushur minutazhin prej 15 minutash për lojtarët nën moshën 18 vjeçare siç e këron federata.

Pos tjerash, përkundër faktit se vazhdimisht epërsia ishte rreth 20 pikë, tekniku Jeton Nixha me çdo kusht kërkoi të luhej lojë e fortë dhe të shkatërrohej Kerasani duke lënë startuesit në lojë gjatë gjithë takimit, pasi që kështu ai siguron nam në rrethet e gjera të basketbollit dhe ia siguron vetes emër më të mirë në prag të sezonit të ardhshëm.

Dhe teksa Nixha mendon vetëm për interesat e tij personale dhe se si të shkatërorjë skuadrat e dobëta dhe të luajë fortë ndaj skuadrat e forta vetëm me startuesit, ai fare nuk po mendon për të ardhmen e skuadrës, për basketbollistët e rinj të Rahovecit.

Dëshmi për këtë ishte lënia në shtëpi dhe mos ftimi i Berat Mullabazit, ashtu sikurse fakti qesharak që ai u dha nga 3 minuta Albion Metbalës e Yll Gashit, ani pse Kerasani është skuadra më e dobët e elitës dhe nuk pati nevojë të impenjohen startuesit, kur dihet se në mesjavë është ndeshja për Kupë ndaj Trepçës.

Shtrohet pyetja – kur Berat Mullabazi dhe të rinjt tjerë rahovecianë nuk marrin minuta ndaj klubeve si Kerasani me epërsi +20 pikë, a thua mund të marrin minuta ndaj gjigantëve si Prishtina e Peja?

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.