Durim Gashi lut tifozët për përkrahje: Do të fitojmë, secila ndeshje është finale

Mesfushori ofanziv i KF Rahovecit, Durim Gashi, u ka premtuar tifozëve fitore në duelin që zhvillohet të shtunën ndaj 2 Korrikut.

Gashi deklaroi për Rahoveci24 se ekipi i di gabimet dhe se ndeshjet sikurse ndaj Kosovës së Prishtinës nuk do të përsëritet.

Ai flet në nota të larta për trajnerin Fadil Vuçitërna i emëruar ditë më parë në krye të skuadrës.

“Për të shtunën jemi përgatitur shumë mirë dhe nuk do të përsëritet ajo ndeshje sikurse me Kosovën e Prishtinës. Ne do ta marrim këtë ndeshje shumë më seriozisht”.

“Me trajnerin e ri punët po shkojnë shumë mirë dhe të gjithë janë të kënaqur me të”.

“Por, besoj se një trajner si Fadili nuk ka pasur asnjëherë Rahoveci dhe të jgithë janë të kënaqur me të, edhe unë jam i kënaqur me të dhe besoj se ai do të ketë besim në mua që të luaj lojën time”.

“Ju premtoj se do të fitojmë këtë ndeshje, për neve secila ndeshje është finale dhe besoj se nuk do të ju zhgënjejmë”.

“Sa i përket tifozëve Vreshtarëve, i lus të gjithë që të vijnë në numër sa më të madh dhe që të na përkrahin”, deklaroi Durim Gashi për Rahoveci24.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.