Duraku: Do t’i sjellim edhe shumë projekte Fortesës

Berat Duraku, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga AAK-ja gjatë një takimi me banorët e fshatit Fortesë, ka thënë se ata meritojnë një mbështetje edhe me të madhe.

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Rahovecit zotohet se nëse e merr besimin për të përfaqësuar banorët e kësaj ane në Kuvend, atëherë projektet nuk do të mungojnë.

640x74

Gjithmonë̈ ndjenjë e mirë të jesh në Fortesë, ku mikpritja e ngrohtë e me zemër të hapur është e paalternativë për secilin që ndalet për vizitë. Sot mbajtëm një takim me banorët e këtij fshati, me të cilët diskutuam për projektet infrastrukturore, por edhe për përkrahjen që duhet dhënë të rinjve e grave që të punësohen e t’i implementojnë synimet e tyre në biznes e fusha të tjera.

Eksperienca në Drejtorinë e Bujqësisë më ka njohur shumë mirë me Fortesën. Kemi përfunduar disa projekte së bashku. Koha është që bashkë me Fatmirin, Bjondinën e Mahmutin, nga Kuvendi i Kosovës si deputetë të AAK-së, t’i sjellim edhe më shumë projekte banorëve të Fortesës.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.