Duhet të rritet çmimi i rrushit, thotë Pista Demiri në verarinë “Muratti”

Kandidatja për deputete, Beatrisa Pista Demiri, ka folur për një problem që shqetëson të gjithë vreshtarët.

Ajo gjatë vizitës në verarinë Muratti ka shikuar procesin e punës ku u shpreh e kënaqur që e priti një femër.

Pista – Demiri shtoi se me Fillimin e Ri do të rriten eksportet për 50% dhe veraritë duhet ta shfrytëzojnë ndryshimet ekonomike ashtu si MSA-në për të rritur eksportin.

Por, kandidatja me numër 63 nga koalicioni PDK-AAK-Nisma thotë se nëse rritet eksporti atëherë duhet të rritet edhe çmimi i rrushit dhe vreshtarët të përfitojnë nga ndryshimet.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.