Drejtoria e Financave: I kemi zvogëluar borxhet

Drejtoria e Financave në Komunën e Rahovecit, me në krye Lulzim Sylejmanin, kanë raportuar për zvogëlim të borxheve.

Drejtori i Buxhetit dhe Financave, Lulzim Sylejmani, ka bërë të ditur se Ekzekutivi lokal ka arritur që vit pas viti ta zvogëlonte shumën e borxheve të papaguara të periudhës ndërmjet viteve 2010-2013, shkruan Koha Ditore.

“Është arritur që të zvogëlohen obligimet, përkatësisht faturat e papaguara nga vitet 2010-2013 në masë të kënaqshme prej vitit në vit. Në fund të vitit 2013 kanë qenë të raportuara obligime të faturuara 2 milionë e 168 mijë euro, derisa në fund të vitit 2014 kanë qenë të raportuara 860 mijë euro dhe në fund të vitit 2015 janë të raportuara afro 333 mijë euro”, ka thënë Sylejmani.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.