Drejtori i Hardh Fest, Agron Sokoli shpalos programin për edicionin e sivjetmë, ka një thirrje për qytetarët e Rahovecit

Festa e vjeljes së rrushit “Hardh Fest”, në vitin 2022 i dedikohet poetit Xhevdet Bajraj.

Inspiruar nga vargjet e poezisë “Ca kokrra rrushi te Rahovecit”, është edhe slogani i këtij edicioni, i cili mbahet me 2, 3 dhe 4 shtator në Rahovec.

640x74

Agron Sokoli, drejtor i “HardhFest” ka shpalosur programin e edicionit të sivjetmë, i cili do të ketë aktivitetet e shumta që kanë për qëllim promovimin e trashëgimisë kulturore dhe promovimin e artistëve të rinj.

Edhe sivjet “HardhFest” pret vizitorë të shumtë nga vendi, rajoni dhe Evropa, andaj Sokoli pati një thirrje për qytetarët e Komunës së Rahovecit që të lirojnë dhomat për t’u akomoduar vizitorët./21Media

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.