Do të kursejmë nga nafta, drekat dhe bredhat turpërues – Korenica godet Vehapin, premton përkrahje për sportin

Kandidati për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje, Visar Korenica, ka ironizuar me kryetarin aktual të komunës, Idriz Vehapin, i cili uroi Majlinda Kelmendin për një sukses të saj në xhudo.

Sipas Visarit, sporti i Rahovecit dhe rinia e Rahovecit ka shumë probleme të cilat nuk kanë gjetur zgjidhje, e me këtë rast ai kritikon kryetarin që nuk merret me sportin dhe nuk është interesuar fare për klubet që janë në gjendje të tmerrshme, e nuk është interesuar fare për palestrën pasi KB Rahoveci s’ka ku t’i zhvillojë ndeshjet dhe i duhen 50 mijë euro për të mbijetuar në rangun e lartë të basketbollit, Superligën e Kosovës.

Ai thotë se do të jetë kryetari i të gjithë sportistëve dhe vikendin do ta kalojë në Rahovec duke i shikuar ndeshjet e klubeve të komunës dhe duke u qëndruar pranë sportisteve dhe nuk do të bredhë në resorte turistike.

Ndryshe, ai citon arsyetimin e Vehapit për buxhet të vogël si të pa qëndrueshëm, duke thënë se ai do të kursejë nga drekat, darkat dhe nafta, e madje edhe nga dekorimet qesharake të fundvitit për t’u ndihmuar klubeve të qytetit.

Postimi i plotë i Visarit në Facebook:

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.