Avdullah Hoti, kryetar i degës së Rahovecit, u nominua si kandidat, kurse dega ka dalë me kumtim zyrtar ku kërkohet të votohet kandidati.
Dega e LDK – së në Rahovec shprehë knaqësinë dhe përkrahjen e parezervë për nominimin e kryetarit të degës sonë prof. dr. Avdullah Hoti për kryeministër të republikës së Kosovës.
Ne besojmë fuqishëm në kapacitetet intelektuale dhe profesionale, përkushtimit ndaj respektimit të ligjit, ndershmërinë dhe përkushtimin në punë të prof. dr. Avdullah Hoti, republika e Kosovës do të bëjë hapa përpara drejt shtetndërtimit, respektimit të ligjit,zhvillimit ekonomik dhe integrimeve Europiane, garanci është puna e shkëlqyer që e ka bërë prof. dr. Avdullah Hoti gjersa ishte ministër i financave.
Ftojmë qytetarët e Republikës së Kosovës në veçanti qytetarët e komunës së Rahovecit ta përkrahim kyreministrin e ardhshëm të Kosovës.
Me respekt,
Zyra e informimit
LDK – Rahovec.