Debat me të rinjtë e Ratkocit nga drejtoria e kulturës dhe sportit

Në kuadër të projektit të aftësimit profesional, Qendra Rinore SHL-Kosova në Rahovec, në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, organizoi debat me të rinjtë e fshatit Ratkoc dhe të rrethinës.

Në debat ishte i pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport Gardalin Shtavica, i cili duke ju drejtuar të rinjve të shkollës së mesme “12 Maji”, tha se qasja e kësaj drejtorie është e hapur dhe bashkëpunuese, si dhe ftoi të rinjtë e kësaj ane që të jenë më të angazhuar dhe të jenë aktiv në jetën shoqërore.

Thirrje për bashkëpunim bëri edhe menaxheri i qendrës rinore “SHL-Kosova”, Shkumbin Arifi. Arifi informoi të rinjtë e kësaj ane për projektet dhe mundësitë që ofron qendra rinore, duke kërkuar që të frekuentohet kjo qendër, në mënyrë që të shfrytëzohen mundësitë për trajnime, punëtori, kurse të gjuhëve dhe aktivitete të ndryshme promovuese e relaksuese për të rinjtë.

Ndërsa Vjollca Selimi- Gurgule koordinatore e objektivit të tretë të Qendrës Rinore, që përfshin punësimin e të rinjve dhe aftësimin e tyre profesional, njoftoi të pranishmit për mundësitë që ofron ky program, që synon zbutjen e papunësisë në komunën e Rahovecit.

Selimi-Gurgule, tha se Qendra Rinore, në bashkëpunim me Zyrën Komunale të Punësimit dhe Qendrën për Aftësim Profesional në Prizren, ju jep mundësi të rinjve të papunë të zgjedhin një profesion dhe të vijojnë kurse aftësimi në disa profesione. Pajisja me njohuri e më pas edhe me një certfikatë aftësimi, krijon përparësi të mëdha për ata që i vijojnë këto kurse. Prandaj, të interesuarit mund të lajmërohen në Qendrën Rinore dhe të fillojnë menjëherë kurset e ndryshme profesionale.

Të rinjve të pranishëm ju ka bërë thirrje për bashkëpunim edhe Qemajl Krasniqi, shef i sektorit të Rinisë dhe Sportit në kuadër të DKRS-së. ​

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.