Daut Haradinaj konfirmon se Smajl Latifi do të garojë prap për kryetar

Ardian Gjini do të jetë kandidati i AAK-së për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale në Gjakovë, ndërsa Fatmir Gashi do të jetë kandidat për Pejë.

Kështu ka njoftuar deputeti i kësaj partie Daut Haradinaj, për komunat në të cilat AAK-ja është ndër dy të parat me vota.

“Në Pejë do të shkojmë me Fatmir Gashin, në Gjakovë me Ardian Gjinin, mendoj se është djalë i dëshmuar. Smajl Latifi në Rahovec edhe pse humbi për 300 vota, ndërsa në Suharekë është Bali Muharremaj”, ka njoftuar ai në Interaktiv.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.