Çka thotë Beatrisa për mos vizitën e Thaçit në familjen Pista gjatë vizitës në Rahovec? (Video)

Asambleistja e PDK-së në komunën e Rahovecit, Beatrisa Pista Demiri, ka komentuar mos vizitën e presidentit të ri Hashim Thaçi në familjen Pista.

Ishte Elvis Pista ai që përfaqësoi PDK-në në Rahovec si kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit nacionale, duke thyer rekord historik për këtë parti në komunën tonë.

Pak pa u bërë 2 vjet nga vrasja e tij, Hashim Thaçi u zgjodh president dhe vizitoi Rahovecin në mënyrë të pa paralajmëruar, shkruan Rahoveci24.

Dhe, pasi vizitoi familjet e dëshmorëve dhe klerikët fetarë, Thaçi u takua me antarët e partisë, por nuk vizitoi famljen e Elvis Pistës.

Në emisionin “Perspektiva” të Rahoveci24 prodhuar nga Artvision, Beatrisa Pista Demiri tha se për familjen e tyre nuk kana rëndësi vizitat, sa është ushtrimi i ndikimit institucional tek autoritetet hetimore që të intensifikohen hetimet dhe përpjekjken për zbardhjen e vrasjes.

Nga minuta 8:00 shikoni përgjigjen rreth vizitës së Thaçit:

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.