Bujar Loci ka mbrojtur lojtarët pas humbjes nga Bashkimi.
Ai me anë të një deklarate ka drejtuar gishtin kah vetja për dështimin e ekipit në momentet finale.
Rahoveci për 3 çerekë luftoi barabartë me gjigantin prizrenas dhe ishte shumë afër një finale historike.
Deklarata e trajnerit Bujar Loci pas humbjes në gjysmëfinale 📢
“Ky është sporti, ky është basketbolli. Në momentet vendimtare fati nuk na eci në ekzekutim, kurse kundërshtari shënonte me çdo mënyrë”.
“Tri çerekët e parë ishim të barabartë dhe në momente të caktuara më të mirë se Bashkimi, më pas ndërperja e energjisë… jam i kënaqur me performancën e të gjithë lojtarëve, jam krenar me punën që kanë bërë, ata bënë gjithçka. E marr përgjegjësinë për këtë humbje, lojtarët bënë gjithçka”.
“Më vjen keq që ky klub s’ka palestër. Më vjen keq që nuk arritëm ta gëzojmë qytetin dhe kryesinë shembull për të gjitha klubet. Kërkoj falje që nuk gëzuam tifozët fantastik dhe të rinjt, të moshuarit – të gjthë. Nuk mund ta pranoj disfatën kur thonë se klubet tjera kanë më shumë traditë, sepse ajo çka ka bërë klubi juaj këto dy sezone dhe sukseset pa palestër, konkurrimi në gjysmëfinale për herë të parë më bënë të mendoj se jam në një klub me shumë traditë, sepse ju tifozët e qytetarët, kryesia, më bëtë të ndihem ashtu dhe prandaj s’mund ta pranoj lehtë humbjen pasi tri çerekë rivalizuam fuqishëm për finalen”.
“Kjo është e kaluar. Kthehemi javën e ardhshme në kampionat ndaj Prishtinës. Aty ashtu sikurse në secilën ndeshje luftojmë për fitore, sepse secila ndeshje e mbetur në ligë është si finale për synimin e madh – playoffin e Superligës ku i kemi vështirësi, sepse s’kemi palestër, e kemi një sistem të tërë kundër nesh, por do të japim GJITHÇKA për Rahovecin sepse e meritoni, sepse s’ka në Kosovë njerëz si ju”.
#ForTheCity #ForcaVreshtarët 🍇