KB Rahoveci pësoi humbjen e parë nga Feronikeli në një fund sa dramatik aq edhe kontrovers.
Video nga mrekullia Jure ka bërë xhiron e gjithë Kosovës e rajonit.
Por, tash është koha të mendojmë për derbin ndaj Yllit që s’ka humbje këtë edicion.
Me fitore në Suharekë, gjërat në tabelë do balancoheshin me 4 ekipe me bilanc të njejtë të pikëve.
Ndeshja zhvillohet të dielën në Suharekë nga ora 17:00.