Me rastin e dhjetë vjetorit të privatizimit, gamës së produkteve të verarisë Bodrumi i Vjetër i shtohet edhe vera ekskluzive Elephant, ndërsa ajo posa është shpërblyer me medaljen e artë në një nga garat më prestigjioze në botë për kualitetin e verës, të mbajtur në Lubjanë.
Si gjithherë, edhe këtë vit veraria Bodrumi i Vjetër ka vazhduar me sjelljen e produkteve të reja në treg, ku këtë herë ajo vjen me një lloj të veçantë të verës, Cabernet ELEPHANT dhe Chardonnay ELEPHANT.
Duke filluar nga muaji Korrik 2016, ka filluar shitja e produktit të radhës i quajtur Elephant, ndërsa adhuruesit e verës do të kenë mundësi ta shijojnë atë në shumë restaurante dhe hotele në mbarë Kosovën.
Përgjatë dhjetë viteve që nga privatizimi, Bodrumi i Vjetër ka arritur të bëhet një ndër veraritë me pjesëmarrjen më të madhe në tregun e Kosovës, derisa po shtu ka arritur të eksportojë verëra në pesëmbëdhjetë shtete në tri kontinente të ndryshme.
Veç tjerash Bodrumi i Vjetër ka marrë pjesë në mbi 50 panaire prestigjioze duke i prezantuar verërat në mbarë botën, me ç ‘rast ato janë shpërblyer me medalje të Artë dhe Argjend në Angli, Gjermani, Republikën Çeke, Slloveni, Shqipëri etj.
Bodrumi i Vjetër funksionon në kuadër të kompanisë së mirënjohur Haxhijaha nga Rahoveci.