Bjondina Kleqka është emëruar drejtoreshë e re e rinisë, kulturës dhe sportit në komunën e Rahovecit.
Së paku, kështu thotë asambleistja e AAK-së, e cila me një foto me kryetarin e komunës, Smajl Latifi, konfirmoi se është emëruar në këtë pozitë.
Por, emërimin e saj në këtë pozitë nuk e ka konfirmuar as kryetari e as komuna e Rahovecit zyratrisht në faqen zyrtare.
Deri tani këtë pozitë me sukses e ka ushtruar Ervin Hoxha, i cili ka qenë mjaft aktiv, por komuna e Rahovecit e as kryetari i komunës, Smajl Latifi, nuk kanë dalë me një komunikatë zyrtare për të konfirmuar ndonjë ndryshim dhe arsyet e ndryshimeve në kabinet.
Kryetari Latifi ishte zotuar për transparencë në mandatin e tij të dytë, por ky ndryshim në kabinetin e tij po lë shumë pikëpyetje.
Rahoveci24 do të publikojë një seri raportimesh ekskluzive për këto ndryshime që kanë ndodhur në komunën e Rahovecit, duke e bërë më transparent këtë proces për qytetarët e komunës së Rahovecit. /Rahoveci24/