Besnik Sharku konfirmon: Kthehem nëse arrijmë Playoffin

Kapiteni i KB Rahovecit, Besnik Sharku, me t’u publikuar editoriali i Rahoveci24 për një luftë për titull, ka reaguar duke konfirmuar rikthimin për playoff.

Ai ka thënë se e ka lexuar editorialin special dhe ka vendosur të kthehet nëse Rahoveci arrin një nga 4 pozitat e para – pra playoffin.

“Po, 100% kthehem për të kontribuar për vendin tim, siç kam bërë gjithmonë. E kam obligim të kthehem nga Norvegjia për këtë dhe të jap gjithçka”.

“Titulli nuk është obesesion pajtohem, por një ëndërr e cila do punë të madhe dhe dedikim. Është vështirë, por jo e pumundur”, theksoi Sharku.

Nga 8 ndeshjet e para Rahoveci ka 6 fitore, në vendin e tretë. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.