Besnik Sharku: FLM tifozëve, sonte festojmë me fitore

Qendra e KB Rahovecit, Besnik Sharku, u ka bërë thirrje të gjithëve që të jenë të pranishëm në duelin e fundit të sezonit të rregullt të basketbollit në Ligën e Parë ndaj Lipjanit, ku Rahoveci ka mundësi të shkruajë historinë duke mbyllur sezonin e rregullt me 20 fitore e asnjë humbje.

Sharku në një intervistë të dhënë në fillim të këtij viti tha se është i sigurt që ekipi do të përfundojë sezonin pa asnjë humbje.

Larg këtij premtimi qendra rahoveciane është vetëm edhe një ndeshje, pra asaj ndaj Lipjanit, ku nëse fiton KB Rahoveci, do të mbyllë sezonin pa humbje.

Vet Sharku shprehet se fitorja është e pashmangshme sonte, teksa fton të gjithë tifozët dhe qytetarët e Rahovecit t’i bashkëngjiten organizimit të madh dhe festës së madhe.

“Jemi përgatitur majft shumë për këtë ndeshje, pasi është mbyllja e sezonit dhe festë e madhe “në shtëpi” para tifozëve tanë, edhe pse zemra dhemb që nuk luajmë në Rahovec, por në Suharekë”.

“Duam të fitojmë gjithsesi. Do të jetë festë shumë e madhe dhe njëkohësisht mesazhi më i fuqishëm për përfundim të punimeve të palestrës, në mënyrë që më në fund ndeshjet t’i zhvillojmë në shtëpinë tonë, sidomos në Superligë, aty ku do të na duhet edhe më shumë përkrahja. Deri atëherë, duhet të përgatitemi për ndeshjet e play offit, që natyrisht nuk do të jenë të lehta. Jemi të fokusuar”, u shpreh Sharku për Rahoveci24.

Ndeshja mes KB Rahovecit dhe Lipjanit zhvillohet nga ora 18:00 në Suharekë, udhëtimi i organizuar për lojtarë dhe tifozë është nga ora 16:30 para Hotel Park Plazas. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.