Berat Buzhala dhe Arbana Xharra shpifin paturpësisht për Visarin, në mision për t’u ndihmuar shefave

Dy personalitete mediatike të afërta me PDK-në, drejtori i gazetës Express, Berat Buzhala dhe ish gazetarja, tashmë anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra, në mënyrë të paturpshme kanë shpifur në tentim për të denigruar kandidatin e VV-së për kryetar të Rahovecit, Visar Korenicën.

Me t’u shpallur kandidatura e Korenicës për kryetar të komunës së Rahovecit në mënyrë zyrtare nga VV, menjëherë kanë pasuar reagimet e para.

Pritja e fuqishme nga qytetarët e Rahovecit për kandidatin e VV-së dhe optimizmi si në qytet ashtu edhe në fshatra, ka alarmuar njerëzit e afërt me kandidatë të tjerë që të shfrytëzojnë metoda të ndryshme propaganduese, si shpifjet publike.

Kështu, së pari Gazeta Experss ka shpifur duke pasqyruar Visar Korenicën si ekstremist fetar.

Më pas një gjë e tillë është proklamuar edhe nga Arbana Xharra, në mision për t’u ndihmuar shefave, e një iniciative të tillë i është përgjigjur Berat Buzhala, i cili madje edhe është tallur.

Nga qytetarët e Rahovecit këto shpifje dhe tallje pa të drejtë ndaj Korenicës nuk janë pritur fare mirë.

“Ne e njohim Visarin. E dimë kush është ai nga fëmijëria. E dimë çka ka ba për këtë vend, për këtë qytet. Nuk ka as Arbanë e as Berat që mundet me na e ndërru mendjen asnjëherë. Përkundrazi, vetëm na e forcojnë bindjen se ne duhet ta votojmë djalin e qytetit dhe të shkojmë tutje bashkë si komunë duke treguar shembull se do të zgjedhim të rinjt në krye të institucioneve. Përgjigjen ndaj shpifjeve pa vend e japim më 22 tetor”, ka thënë një qytetar i revoltuar, i i cili ishte i pa përcaktuar deri në momentin kur u lansuan shpifjet e ulëta ndaj Korenicës.

Deri tash Visar Korenica nuk ka reguar ndaj këtyre shpifjeve, duke refuzuar të hyjë në një debat me njerëzit e afërt të PDK-së, e duke mbajtur fokusin në përgatitje të fushatës. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.