Basketbollisti amerikan, Rashan Bellinger, ka premtuar se ai do të bëjë maksimumin bashkë me ekipin për të gëzuar tifozët dhe për të fituar ndaj KB Pejës.
Bellinger në një prononcim për Rahoveci24 ka treguar se ekipi ka bërë përgatitje të mira për duelin e të dielës ku planifikohet shuarja e ëndrrës së Pejës për titull pasi nuk lejoi që amerikanët të luajnë të premtën.
Por, lojtari nuk ndikohet nga ajo që bëri Peja, ndonëse shfaqet i uritur për triumf.
“Kemi pasur pushim të mirë për 10 ditë dhe kjo ishte shumë e nevojshme që ekipi të pushojë dhe të ndërtojë kiminë brenda dhe jashtë parketit. Unë ndihem mirë tashmë që jam kthyer pas lëndimit dhe jam gati të laj”.
“Ajo ndeshje ndaj Trepçës nuk ishte më e mira për ne, pasi ndodhën shumë gjëra që na e morën fokusin, na zhvendosi fokusin në planin që patëm para lojës. Shumë gjëra ishin jashtë kontrollit të lojtarëve dhe shumë gjëra ndikuan te disa lojtarë në mënyrë psikologjike”.
“Realizuesi më i mirë ndaj Trepçës? Ndeshja ndaj Trepçës ishte më se e nevojshme për mua që të zgjohem dhe që të dal e të tregoj aftësitë e mia pas dhimbjeve që kam pasur. Trajneri më sfidoi në mënyrë të mirë në stërvitje që të luaj më mirë dhe të luaj lojën time, të dal dhe të jem më produktiv. Mendoj se unë mund të bëj edhe më shumë sidomos me kiminë që po ndërtojmë në skuadrën tonë sepse sa më shumë kohë që kalojmë në këtë nivel vetëm sa përmirësohemi”.
“Na mungojnë disa lojtarë të rëndësishëm, por kjo u jep mundësinë tjerëve që të tregohen dhe të tregojnë teksa ne ngritemi si ekip. Na mungojnë lojtarët tjerë, por ne e dimë se asnjë ekip s’do të ketë mëshirë për ne vetëm pse kemi lojtarë të lënduar, ne duhet të dalim dhe të luajmë lojën tonë”.
“Mesazhi im për tifozët është që të vazhdojnë të përkrahin tifozët dhe i lus që të kenë durim me neve dhe të dalin të na përkrahin dhe të jenë gati për një ndeshje të mirë. Me ndihmën e tyre ne mund të luftojmë për fitore”, u shpreh Bellinger për Rahoveci24. /Rahoveci24/