Beatrisa Pista Demiri pak orë para fillimit të fushatës ka takuar studentët e Rahovecit dhe të mbarë Kosovës në ambientet afër fakultetit Juridik dhe Ekonomik.
Kandidatja nga koalicioni PDK – AAK – Nisma ka shfrytëzuar kohën për të bashkëbiseduar me studentët në Prishtinë.
Ajo takoi ata dhe dëgjoi shqetësimet, ku në mesin e tyre ishte edhe përfaqësimi dinjitoz.
Ajo u premtoi se nuk do t’i harrojë dhe do të takohet më shpesh me ta për t’i dëgjuar problemet teksa do të jetë derë e hapur dhe zëri i tyre në të gjitha instancat për t’i adresuar shqetësimet e tyre.
Studentët shprehën përkrahjen për Beatrisa Pista – Demirin e cila sipas tyre është një energji e re që mund t’i ndihmojë Rahovecit që është komuna më e papërfaqësuar në Kosovë në vitet e fundit.
Dy fjalë shtoi edhe profesori, Idriz Vehapi, i cili u tha studentëve se është në dorën e tyre që të sigurojnë përfaqësim dinjitoz për të ardhmen, e të mos lejojnë që Rahoveci të mbetet i pa përfaqësuar. /Telegrafi/